Flet Abrashi pas takimit me AAK-në dhe Nismën

Flet Abrashi pas takimit me AAK-në dhe Nismën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka pohuar se kanë marrë mbështetje nga AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, por që ende nuk kanë pasur ndonjë kontakt me PDK-në.

Abrashi bëri të ditur se gjatë ditës kryetari Mustafa do të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Sipas Abrashit, LDK-ja u detyrua ta ndërmerr këtë hap pasi që Vetëvendosje shkeli marrëveshjen.

LDK-ja mbrëmë ka paralajmëruar mocion mosbesim ndaj Qeverisë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme./21Media