Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur ka kritikuar opozitën e vendit për qasjen e tyre ndaj grave. Abrashi ka marrë shembull gjuhën e përdorur ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe së fundmi për grafitet që u shënuan në shtëpinë e Adelina Graincës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës që kaloi te VV-ja.

“Gratë mundësuan konstituimin e institucioneve. Por për këtë pasoi fushata denigruese dhe linçuese e opozitës ndaj grave. Fillimisht ndaj presidentes u përdor një gjuhë mizogjene. Më pas ndaj deputetes Grainca u shkruan grafite fyese dhe seksiste. Në vend që ti dënojnë veprimet e tilla opozita i arsyetoi ato. Nuk reaguan kur Haxhi Shala kaloi nga Nisma në AAK. Por reaguan për gratë. Largohuni dhe distancohuni nga qasjet e tilla primitive, në luftën kundër pabarazisë duhet të jemi bashkë”, ka thënë Abrashi ndër tjera./21Media