Sot nga ora 13:00 do të mblidhet komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. Në këtë komision sot do të raportoj ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ministri Abrashi do të raportojë para deputetëve të këtij komisioni rreth marrëveshjes së nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja ku mes tjerash përfshinë ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore janë dy këto çështjet për të cilat Abrashi është ftuar që të raportoj në këtë komision.