Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së nuk është diskutuar shkarkimi i ministrit Zemaj.

Abrashi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme janë diskutuar ngjarjet aktuale që po ndodhin në Kosovë.

‘’Kryesia e LDK-së sot me kërkesën e kryetarit është mbledhur për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rrethanat e  në të cilat po kalon vendi. është diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme që të kaloj buxheti i Kosovës në mënyrë që të filloi aplikimi i masave edhe buxheti të realizohet për masat anti-covid  gjithashtu edhe për situatën politike pas publikimit të Gjykatsës Speciale’’, Ka thënë ndër të tjera Abrashi. /21Media