Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj sonte në “Argument Plus” të RTV21 u shpreh se është e dhimbshme që kryetitujt e mediave botërore janë bombastik kundër krerëve të shtetit, akterëve kryesorë të luftës në Kosovë.

“Ne kishim paraqitjen dy ditë ma herët të krerëve të shtetit para drejtësisë, ndërsa, në anën tjetër ne kishim zhvarrosjen e eshtrave në varrezat masive në Serbi, do me thanë, këtu shihet fare mirë me kë kemi të bëjmë dhe asnjë reagim ndërkombëtar në këtë raport nuk ndodhi, gjë që është pak absurde.”, u shpreh Haradinaj, shkruan rtv21.tv

Ai tha ndër të tjera se po i bëhet përkdhelje Serbisë.

Haradinaj shtoi se Kosova e ka orientimin properëndimor, pavarësisht, siç tha ai, çmimit që duhet ta paguajë./21Media