Abuzimet seksuale në burgjet e Kosovës, 3 raste të raportuara

Autoritetet e burgjeve në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar janë raportuar 3 raste të abuzimit seksual.
Portali rtv21.tv ka siguruar “Raportin vjetor të punës së Departamentit Shëndetësor të Burgjeve për vitin 2021”, ku raportohet edhe për abuzimet seksuale brenda qelive të burgjeve.

Prej vitit 2008-2021 janë raportuar gjithsej 12 raste të abuzimit seksual. Tre raste janë shënuar në vitin 2008, dy raste në vitin 2011, nga një rast në vitin 2012, 2014, 2016, 2018 dhe tre raste në vitin 2021.

Gjatë kësaj periudhe raportohet se janë evidentuar dhe menaxhuar edhe këta indikatorë: Vetëlëndimet, 102 raste, Lëndimet trupore, 283 raste, Abuzimet seksuale, 3 raste të raportuara, Rastet në grevë të urisë 92 raste, Tentim vetëvrasje 28 raste të raportuara, Vetmia, izolime kanë qenë 4833 raste, Vdekjet në burg, 9 raste”, thuhet në raportin e siguruar nga portali rtv21.tv.
Sipas të njëjtit raport pothuajse të gjithë këta indikator kanë pësuar rënie gjatë këtij vitit 2021, përpos vdekjeve në burg./21Media

Back to top button