Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin me iniciale L.K., i cili akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij, të cilën ajo e kishte nga martesa e parë.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza e mitur dhe e ëma e saj, ku kanë deklaruar se 39-vjecari ka abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.

E mitura ka dëshmuar se abuzimi ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi./vizionplus