AC MILAN: Mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

AC MILAN: Mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

Të gjithë kanë ofruar mbështetjen e tyre për fatkeqësin natyrore që i ka ndodhur sot Shqipërisë në orët e hershme të mëngjesit.

Përveç artistëve të shumtë që kanë shkruar duke u solidarizuar me viktimat, mbështetje Shqipëria ka marrë edhe nga faqja zyrtare e Milanit.

“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, të cilët u goditën nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë”, është shkruar në faqen zyrtare të Milanit në rrjetin social Twitter.

Ndërsa deri tani raportohet për 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar nga tërmeti që ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shqipëri me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 15 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media