Reperi i njohur Action Bronosn ka publikuar dokumentarin nga vizita e tij në Kosovë dhe Shkup.

Si i pasionuar pas kuzhinës, reperi në prezantim u ka dhënë rëndësi recetave të shumta tradicionale, shkruan portali rtv21.tv

Ai përmes këtij dokumentari ka shfaqur vizitat të cilat i ka bërë te të afërmit e tij, recetat e hallës së tij në Shkup.

Action Bronson po ashtu miqtë e tij amerikanë  u ka servuar ushqimin tradicional, flinë, të cilën shihet se ata e kanë shijuar shumë.

E në këtë dokumentar, reperi ka treguar edhe momente nga festivali Sunny Hill i vitit 2018, i cili u bë edhe shkak që të vizitojë vendlindjen e tij./21Media