Adam Levine i reagon lajmit se tradhtoi gruan me modelen 23 vjeçare

Personazhet e njohura, qofshin të botës së artit apo të tjerë, nuk janë çuditërisht “të panjohur” për dramën me emra të fëmijëve.
Kjo më shpesh përfshin përzgjedhjen e një emri që dikush e ka përdorur tashmë, por këngëtari Adam Levine e çoi këtë gjë në një tjetër nivel.
Modelja, Sumner Stroh pretendon se ajo ka pasur një aferë me Levine. Ku, ajo publikoi edhe bisedën me këngëtarin.
Stroh pretendon se Levine do ta emëronte fëmijen e tij që do të vijë së shpejti në jetë, sipas emrit të saj.
Artisti i “Maroon 5” është i martuar dhe ka dy fëmijë me Behati Pronsloo.
Stroh pretendon se kur nisi aferën me Levine, ajo ishte e re dhe “u manipulua” lehtësisht.
Stroh është 23 vjeç dhe Levine është 43 vjeç.
Adam i reagoi këtij lajmi që në pak kohë u bë toplajm në çdo rrjet social.
Ai pretendon se “nuk ka pasur lidhje”, por pranon se “ka kapërcyer kufirin gjatë një periudhe në jetën e tij”.
“Shumë po flitet për mua tani”, thotë Adam, dhe pranon se ka gabuar që ka folur me dikë tjetër pos gruas së tij.
Ai pranoi se ka marrë hapa proaktivë për ta bërë më të mirë këtë për familjen e tij, dhe u shpreh se “merr përgjegjësi të plotë” për rastin në fjalë.
Levine dhe Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tretë./21Media

Back to top button