Adea përsëri në skenë

Adea përsëri në skenë

Adea Pula mbetet një prej këngëtarve më të dashura për fëmijë, edhe pse nuk publikoi ndonjë këngë për të rritur.

Interpretuesja e hitit “Tungare” edhe pse është larguar nga muzika prapë se prapë mbeti person mediatik. Adea është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Adea së fundmi ka pranuar disa pyetje në Instagram nga fansat e saj ku ka zbuluar se ajo do t’i kthehet skenës muzikore. Këtë përgjegjie ajo e bëri pasi që tha se shumë shpesh i bëhen pyetje se pse nuk ka vazhduar me muzikë, shkruan Indeksonline.

“Coming soon”, është mes tjerash pergjegjia e saj.

Kujtojmë se, Adea mbetet njëri prej emrave më të dashur nga lista e këngëtarëve për fëmijë të viteve 2002- 2007. /21Media