Këngëtarja angleze Adele prej kohësh ka qenë shumë e komentuar në media për ndryshimin e saj në pamje, duke humbur 45 kilogramë.

Ajo së shpejti do të rikthehet edhe në ekran për të drejtuar emisionin ‘Saturday Night Live” dhe është tejet e emocionuar.

Lajmin e dha vetë Adele përmes një postimi në Instagram ku shkruante: “Edhe tre ditë kanë mbetur”.

Në promon e emisionit, këngëtarja shfaqet më elegante se kurrë, gati sa nuk njihet.

Trajneri personal i këngëtares, Peta Geraciomo, ka treguar se Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori.

Ajo është marrë shumë me ushtrime fizike dhe është ushqyer shëndetshëm. Pinte lëng jeshil çdo ditëj“, tha trajneri.