Këngëtarja e popullarizuar britanike Adele ka ditë që po u ofron mbështetje heronjve dhe viktimave të zjarrit katastrofal në Grenfell Tower

Këngëtarja e popullarizuar britanike Adele ka ditë që po u ofron mbështetje heronjve dhe viktimave të zjarrit katastrofal në Grenfell Tower

Kësaj radhe ajo ka vizituar zjarrfikësit dhe i ka falënderuar duke iu ofruar çaj.

Ylli i muzikës pop ishte në vendin e ngjarjes vetëm disa orë pas shpërthimit të zjarrit dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Gjesti i saj ka prekur shumë njerëz dhe Adele është falënderuar për ndjenjat e shprehura.

Zjarri për 15 minuta shkaktoi vdekjen e 79 personave dhe shumë të tjerë konsiderohen si të zhdukur. Deri më tash vetëm pesë persona janë identifikuar zyrtarisht.