Para disa ditësh fituesja e njohur e “Grammy”, Adele festoi ditëlindjen e 32-të.

Këngëtarja e talentuar nuk ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë dhe as nuk e ka aktualizuar shumë llogarinë e saj në Instagram. Sidoqoftë, së fundmi, ajo u paraqit në mediat sociale për të falënderuar të gjithë për dërgimin e urimeve të ngrohta për ditëlindje përkrah një fotografie që i la fansat e saj pa fjalë, transmeton rtv21.tv.

Fotografia e saj e parë në “Instagram” pas një ndërprerje 5-mujore ishte e veshur me një fustan të zi të ngushtë dhe që qëndronte pranë një kepi lulesh./21Media