"Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty.."

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty..”

Sot bëhen katër vite që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të mirënjohura Adelina dhe Zanfina Ismaili. Në përvjetorin e katërt të vdekjes së Monës, Adelina me dhimbje të madhe flet për humbjen e saj. Adelina zgjodhi të publikojë në InstaStory një fotografi të disa trëndafilave bardhë e zi dhe e shoqëroi me një dedikim prekës.

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu, e këtë tokë që m’k mësu me iu kthy. E këta njerëz që m’ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që num mbaron kurr? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt cka ke dasht e kom ndalu me bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Në jetën publike, Mona ishte e njohur si nëna e tri vajzave të famshme, Adelinës, Emës e Zanfinës, ndërkaq ajo vetë ka qenë grua e shkolluar dhe për vite me radhë ka punuar si bibliotekiste. Mona gjithashtu njihet edhe si nëna e parë menaxhere në Kosovë e Shqipëri. Ajo vdiq në prill të vitit 2016, pas një beteje me sëmundjen e kancerit./21Media