Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun e cila karrierën muzikore e ka nisur qysh në fëmijëri, feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për Adelina Ismailin e cila sot ka mbushur 41 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, Adelina ka pranuar urime të shumta nga familja, shoqëria dhe fansat.

Me shumë vite karrierë, këngëtarja ka krijuar shumë këngë, të cilat janë shëndrruar në hite, gjithashtu ajo ka fituar edhe shumë çmime në festivale të ndryshme. Adelina gjithmonë është veçuar për stilin dhe guximin që e ka pasur në paraqitjet skenike./21Media