Adelina Ismajli, është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo karrierën muzikore e ka nisur qysh në fëmijëri dhe pranë vetës ka një numër të madh të fansave.

Edhe pse kohën e fundit nuk është shumë aktive me këngë të reja, ajo gjithmonë për fansat e saj tregohet aktive në rrjetet sociale.

Adelina së fundmi, në Facebook publikoi një fotografi, në të cilin shfaqet joshëse e veshur në të zeza. Këtij imazhi, 40-vjeçarja ia shtoi edhe një shkrim, për të cilin mori vëmendjen e të gjithëve.

“Nuk ka më mirë se kur jeta është si andërr, e andrrat tua janë jeta”, ka shkruar Adelina.

 

Kujtojmë se, “Amaneti” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili, të cilin e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin. /21Media