Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismajli e ka mike të afërt deputeten e PDK-së, Blerta Deliun dhe e admiron shumë atë. Ato u njohën që nga koha e studimeve, por rrugët iu ndanë, megjithatë miqësia e tyre mbeti e njejta si para shumë vitesh.

Këtë e dëshmon më së miri shkrimi që ia ka dedikuar këngëtarja deputetes Deliu, duke i treguar se sa shumë e do dhe sa ndjehet krenare për të.

“Shoqja ime. Të kam njohur një jetë të tërë. Ishe vajza më e bukur në Fakultetin e arteve. U bëre një artiste e madhe, një grua e mrekullueshme dhe një nënë për tu lakmuar. Nuk më le vet kurr, asgjë kurr nuk na ndau. Dhe sa më shumë të njoh, më shumë krenohem me ty. Sot je një grua e fuqishme e politikës, një zë që admirohet. Je shigjetarja ime e bukur, je krenari. Të dua”, ka shkruar këngëtarja krahas mbishkrimit të fotografisë ku shfaqet me të.

Të dyja duken shumë elegante./21Media