Njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Adelina Ismaili vazhdon që çdo herë t’i befasoj fansat e saj si nga pamja ashtu edhe me projekte muzikore.

Por, së fundmi 40-vjeçarja po rrëmben vëmendjen me disa shkrime që po i bënë në rrjetet sociale.

“Lumturia më e madhe në jetë është momenti kur ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar Adelina në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi në të cilën shfaqet tepër bukur.

 

Një postim të tillë, Adelina publikoi edhe javën e kaluar duke thënë se “nuk ka më mirë se kur jeta është si andërr, e andrrat tua janë jeta”.

Kujtojmë se, “Amaneti” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili, të cilin e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin. /21Media