Adelina besnike ndaj stilit të saj

Adelina besnike ndaj stilit të saj

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri së fundmi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet mahnitëse, teksa shihet se është duke punuar për ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Adelina edhe kësaj here i ka qëndruar besnike stilit të saj provokativ, pasi shihet me veshje intime të kombinuara me shirita të zi.

Ndryshe, Adelina disa javë më parë publikoi këngën “Dale kadale”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 803 mijë herë në kanalin YouTube./21Media