Një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila me zërin dhe paraqitjet e saj ka rrëmbyer zemrën e publikut është Adelina Tahiri. Këngëtarja shquhet edhe për bukurinë dhe linjat e bukura trupore, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, në disa imazhe të pushimeve, artistja ka shfaqur linjat e bukura trupore, teksa duket mjaft provokative. Në imazhet e publikuara për 417 mijë ndjekësit e saj në instagram, artistja ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i Adelina Tahirit është “Përgjithmonë”, i publikuar më 04 qershor të vitit të kaluar./21Media