Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Ismaili ështe ndër emrat më të dashur të showbizit shqiptar. Ismaili, e njohur si diva e muzikës shqiptare për fansat e saj të shumtë po tregohet aktive në rrjete sociale.

Në instagram, ku numëron 153 mijë ndjekës, ajo po publikon pamje të shumta nga përditshmëria e saj. Sot, artistja ka publikuar disa imazhe të bukura familjare nga Franca, shkruan rtv21.tv

Në fotografitë e postuara në instastory, Adelina duket mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe djalit të saj.

Adelina Ismaili është e martuar me Vali Krasniqin dhe në vitin 2017 janë bërë prindër të një djali, të cilit ia kanë vënë emrin Uliks./21Media