Ditë e veçantë për Adelinën

Ditë e veçantë për Adelinën

Për këngëtaren e njohur, Adelina Tahirin sot është një ditë e veçantë pasi që ajo feston ditëlindjen e 28-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe fansat e saj, urime këto të cilat ajo i ka publikuar në Instastory. shkruan rtv21.tv

Adelina në karrierën e saj numëron një numër të madh të projekteve, të cilat gjithmonë pëlqehen nga publiku. Vlen të përmendet projekti  “Narcizoid” të cilin e solli  në vitin 2007 solli këngën e cila e bëri atë më të njohur.

Bukuroshja nga Shkupi vitet e fundit është pjesë e pandashme e mediave rozë si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale. Kur jemi te kjo e para 28 vjeçarja në vitin 2017, ka bërë publike martesën e saj me Serjozha Markov. Për martesën e saj këngëtarja ka pranuar komente të ndryshme nga fansat, në lidhje me zgjedhjen që ajo ka bërë  për personin që ia fali zemrën.

Adelina në vitin 2018 është bërë nënë e njër djalit të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Kujtojmë se, projekti i fundit i Adelinës titullohet “Hile Hile”që e solli vitin e kaluar. /21Media