Adelina Tahiri mori dhuratën e ëndrrave në ditëlindjen e 30-të

Sot është ditë e shënuar për këngëtaren shqiptare, Adelina Tahirin. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 30 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditës së veçantë, Tahiri mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë. Kjo shihet nga storiet e shumta që ajo publikoi në instastory.
Krahas fotografive me urime, artistja publikoi edhe një imazh të një dhurate që mori në 30 vjetorin e lindjes, e për të cilën u shpreh se ishte ëndrra më e madhe e saj.
30 vjeçarja nuk zbuloi ende se cila ishte ajo dhuratë.

Adelina Tahiri është lindur më 4 prill të vitit 1992. Adelina Tahiri është këngëtare e njohur nga Shkupi, e cila ka karrierë të gjatë muzikore.
Disa nga hitet e saj ndër vite janë: “Nuk jam penduar”, “Bad boy”, “Një kujtim”, “Mjaft” me Elgit Dodën, “Dale Kadale”, etj.
Ndërkaq, projekti i fundit i artistes është “Falma”, në bashkëpunim me Anxhelo Kocin. Projekti është publikuar më 25 qershor 2021 dhe deri tani ka arritur 815 mijë e 724 klikime.

Sa i përket jetës private, Adelina Tahiri është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Çifti ka një djalë të quajtur Jon./21Media

Back to top button