Adelina Tahiri shfaq barkun në muajin e nëntë të shtatzënisë

Ndjenja me e mirë për një femër padyshim se është pritja e ëmbël e një fëmije. Kjo periudhe si kujtim më i mirë mbetet përmes fotografive. Kur jemi te kjo e fundit këngëtarja e njohur Adelina Tahiri në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë shtatzënisë sa ishte në muajin e nëntë.
Këtë fotografi ajo e ka publikuar me kërkesën e njëres prej fanses.

Epitetin nënë Adelina e mori në gushtin e vitit 2018, ajo dhe bashkëshorti i saj avokatin maqedonas, Serjozha Markov u bekuan me një djalë për të cilin zgjodhën emrin Joni./21Media 

Back to top button