Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka folur rreth planeve për një fëmijë të dytë.

Këtë e ka treguar këngëtarja me përgjigjen që i ka kthyer një fansi në rrjetin social Instagram.

“A e ke menduar ta shohësh veten nënë për herë të dytë?”, ishte pyetja që i është drejtuar Adelinës e cila është përgjigjur kështu “shumë shpejt”.

Këngëtarja Adelina Tahiri u martuar me Serjozha Markov në dhjetor të vitit 2017. Në vitin 2018 ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Jon./21Media