Nëna e këngëtares së njohur Adelina Tahirit, sot feston ditëlindjen, e me këtë rast Adelina përmes rrjetit social Instagram, e ka uruar atë për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen mbretëresha ime. Mami të dua pafund edhe 100!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së nënës së saj.

Ndryshe, Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri.

“Hile Hile” mbetet projekti i fundit muzikor që Adelina Tahiri e solli më 20 tetor të vitit 2019. Deri tani kënga ka arritur mbi 1 milionë klikime në Youtube./21Media