Adelina Tahiri zgjodhi këtë foto për ta uruar bashkëshortin
21 Dhjetor 2020
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, i ka uruar ditëlindjen personit të saj të zemrës.
Adelina në rrjetin social Instagram ndau me ndjekësit e saj një fotografi ku shihet duke e përqafuar bashkëshortin e saj, Serjozha Markov.
“Urime ditëlindjen gjysma ime, faleminderit që të kam”, ka shkruar Adelina krahas fotografisë.
Adelina dhe Serjozha u martuan në dhjetor të vitit 2017. Në vitin 2018 ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Joni./21Media