Këngëtarja shqiptare, Adelina Thaçi muajin e kaluar kishte bërë të ditur se kishte rezultuar pozitive me COVID-19. Por, pas masave të marra dhe kujdesit, Adelina tash është shëruar.

Pas shërimit,  ajo ka vendosur që t’i kalojë disa ditë pushim me familjen e saj në Shqipëri.

Disa pamje nga këto pushime për fansat e saj, Adelina i ka publikuar në Instagram.

“Jam e lirë, qyteti i Sarandës me familjen time”, ka shkruar Adelina poshtë fotografive të publikuara.

Kujtojmë se, Adelina prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe nga kjo martesë çifti kanë dy vajza, Fionën dhe Melisën. /21Media