Ademi: Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart

Kryetari i Federatës së Kosovës të Futbollit, Agim Ademi, është shprehur krenarë me gladiatorët dardanë.

Në një postim në Facebook, Ademi tha se “jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë”.

“Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë”.

“Fati nuk ishte në anën tonë dhe, ndonëse nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet të pranojmë se edhe humbjet janë pjesë e këtij rrugëtimi. Megjithatë, ato nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip”, tha Ademi.

Back to top button