Ademi takohet me presidentët e UEFA-së dhe FIFA-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po qëndron në Doha për të ndjekur nga afër Kupën e Botës “Qatar 2022”, ka takuar dy presidentët e institucioneve kryesore të futbollit, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Sioas njoftimit të lëshuar nga FFK, i pari i FIFA-së edhe njëherë ka shprehur falënderimin e tij për pritjen që i është bërë në Kosovë gjatë vizitës që e kishte para pak javës.
Ndërkaq, në takimin me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, kreu i FFK-së e ka njoftuar atë për situatën dhe gjendjen e futbollit kosovar dhe të FFK-së.

Back to top button