Khloe Kardashian befasoi adhuruesit me një pamje krejt të re në Instagram-in e saj. Ajo ka publikuar 3 fotografi me ngjyrë të re të flokëve, lëkurë të nxirë dhe një figurë dukshëm më të hollë.

Krijuesja e brendit “The Good American”, kishte të veshur një korset ngjyrë të bardhë dhe flokë të stiluara në valë, përcjell rtv21.tv

Miqtë dhe ndjekësit menjëherë ‘vërshuan’ pjesën e komenteve të postimit të Kardashian me reagime në lidhje me transformimin e saj dramatik në karantinë.

Nëna e Khloe, Kris Jenner, 64 vjeçe, ishte një nga të parat që komentoi atë.

Poashtu edhe babi i vajzës së saj 2 vjeçare, Tristan Thompson, nuk hezitoi ta komentonte yllin televiziv.

Khloe dhe Tristan kanë qenë në karantinë së bashku gjatë kësaj kohe./21Media