Billie Eilish është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme kohët e fundit.

Artistja amerikane e cila njihet për talentin e saj dhe stilin e veçantë është fotografuar së fundmi rrugëve të Los Angeles. Ajo u pa e veshur me veshje sportive, teksa shumë adhurues nuk e njihnin fare, pasi dukej ndryshe pas kilogramëve që ka shtuar.

Kujtojmë se këngët më të suksesshme të Billie janë “Bad guy”, “Everything I wanted”, “Lovely” e shumë të tjera. Billie, 18 vjeçe është përzgjedhur së fundi për të interpretuar kolonën zanore të filmit “No Time to Die”./21Media