Policia duke hetuar një shpërthim kamioni që lëndoi tre persona në Nashville ditën e Krishtlindjes ka identifikuar një të dyshuar pasi u mblodhën gjurmët në vendngjarje.

Zyrtarët në shtetin amerikan të Tenesit thanë se ADN-ja përputhej me atë të Anthony Quinn Warner, 63 vjeç, transmeton rtv21.tv.

FBI tha se nuk kishte asnjë tregues për të dyshuar të tjerë dhe se ishte shumë herët për të sugjeruar një motiv.

Shpërthimi jashtë një zyre të telekomit ndërpreu sistemet e komunikimit në Tenesi dhe katër shtete të tjera./21Media