Aktori i njohur Adnan Blaku, i cili është i popullarizuar me rolin e “Sofisë”, në shown “Odeon”, i cili transmetohet në RTV21 sot ka ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së tij, aktori ka bërë një postim në Facebook i ka bërë një dedikim vetës së tij në këtë ditë të veçantë.

Në këtë postim ai ka përmendur disa nga hapat që i ka kaluar në jetë, teksa ka thënë se sot feston me shpirtin plotë, energjik dhe më rinor se kur më parë.

“Shija e dhembjes se gjunjeve te vrare ne femijeri, s’ka qene e hidhur aq sa ajo gjate rrezimeve ne tentativen per t’u ngritur ne jete. Kam jetesu andrra qe ende i kam te fresketa kujtimet e hapave te pare drejt realizimit te tyre. Nuk me kan ndryshuar ne kembim te dashurise, prandaj as ardhjet dhe ikjet,askujt nuk i’a kam pas borxh, kam qeshe me gabimet e mia e kam kerku falje edhe kur sjam ndje fare ne faj, dhe ne fund te dites jam ndjere rehat me veten. Prandaj, kur sot qe dinamika e jetes e ka zbeh rendimin e viteve mbi supet e mia, festoj me shpirtin plote, energjik dhe me rinore se kurr me pare. Festofsha perhere, me ju qe me mbani gjalle”, ka shkruar Adnani në Facebook.

Në skeçet e tij kryesisht paraqitet me rolin e Sofisë,  me të cilin arrin gjithmonë të sjell të qeshura te publiku./21Media