Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi sot mbushi 38 vjet. Me rastin e ditëlindjes, aktorja mori urime të shumta, por një urim të bukur asaj ia bëri bashkëshorti, Adonis Morina, shkruan rtv21.tv

Ai përmes një postimi në instagram e uroi personin e zemrës me fjalët më të mira. Ai mbi të gjitha i shprehu dashurinë aktores dhe shkroi që ndihet krenar me të.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës time @teutakrasniqi

Çdo moment me ju është magjik. Ju jeni partneri më i madh, mamaja më e mirë.
Një model
Një hero
Një frymëzim

Te Dua, jam shumë krenar për ty”, shkroi Adonisi në instagram, krahas një imazhi të bukur me Teutën.

Kujtojmë që, Teuta është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaias./21Media