Adesimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shtyrë për nesër në orën 20:00.

Kjo u bë e ditur nga zyra e presidentit përmes një komunikate të dërguar për media.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të mërkurën ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura. Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme./21Media