Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, prej se ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, është një ndër personazhet më të komentuara të showbizit.

Adriana së fundmi ka marrë një dedikim të bukur nga partneri i saj.

“Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version I një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar Keith në Instagram, krahas fotografisë përkrah aktores.

Adriana u komentua shumë për lidhjen e re me futbollistin 21-vjeçar me prejardhje nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld. Pas këtyre komenteve, aktorja pati bërë një reagim të shkurtër në Instagram. “Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”, kishte shkruar Adriana./21Media