Aktorja e njohur, Adriana Matoshi,  është shpërblyer me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Pas marrjes së këtij çmimi, aktorja përmes një postimi në Instagram është shprehur se ajo asnjëherë nuk e ka ëndërruar suksesin por, gjithmonë ka punuar për të arritur atë.

“Asnjëherë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të”, shkroi Adriana në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

I never dreamed about success, I worked for it.

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi) on

Dje aktorja, në mesin e urimeve të shumta, pranoi urim edhe nga Ambasada e Francës në Kosovë. /21Media