Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka fituar çmimin si “Aktorja më e mirë”  në festivalin e filmit “Fantaspoa” në Brazil.

Aktorja këtë çmim e fitoi për rolin e Lumes në filmin “Zana”.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati përmes rrjeteve sociale.

Premiera e filmit “Zana” në Kosovë është dhënë në shtator të vitti të kaluar. Ky ka marrë pjesë në shumë festivale, e po ashtu ka përfaqësuar Kosovën në “Oscar”/21Media