Kandidatja për deputete të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi sot reagoi pas fitores së djeshme të VV-së në zgjedhjet e djeshme të parakoshme parlamentare.

Ajo përmes një postimi në instastory shkroi se “Sot e ka bo Zoti verë”.

Në storien e publikuar për 90 mijë e 800 ndjekësit e saj, Adriana shihet mjaft e lumtur.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 47,88%, e pasuar nga PDK me 17,36%, LDK 13,08%, AAK 7,40%, ndërsa Nisma nuk e ka kaluar pragun me 2,58%./21Media