Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Groeneveld janë duke kaluar çaste të bukura në marrëdhënien e tyre. Aktorja, sonte përmes një postimi ka shprehur dashurinë për partjerin e saj, për të cilin ka falënderuar Zotin që e ka bekuar me të dhe se dashuria e saj rritet çdo ditë për të.

“Dashuria e jetës sime” kur e them këtë e them me gjithë zemrën time. Nuk mund të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me ju në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më befasoni çdo ditë është e mahnitshme. Ju jeni një qenie njerëzore kaq e mahnitshme.
Shihemi së shpejti përsëri, të dua”, ka shkruar aktorja në instagram, ku ka postuar një imazh mjaft të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Ndërsa, Groeneveld e ka shpërndarë postimin e partneres së tij, me ç’rast në gjuhën shqipe ka shkruar “Zemra jem”, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Adriana Matoshi e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld në tetor të vitit 2020./21Media