Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ditëve të fundit ka qenë njëri ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale.

Adriana u komentua shumë për lidhjen e re me futbollistin 21-vjeçar me prejardhje nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld.

Pas këtyre komenteve, aktorja ka bërë një reagim të shkurtër në Instagram.

“Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”, ka shkruar Adriana në InstaStory.

Lidhjen e saj Adriana e pranoi në një intervistë televizice. Aktorja tregoi se gjithçka mes tyre nisi nga një takim rastësor në lokalin e saj./21Media