Shtetasit do të dërgohen për 14 ditë karantinë

Shtetasit do të dërgohen për 14 ditë karantinë

Sonte në aeroportin e Shkupit duhet të arrijnë edhe 181 shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Gjermania.

Ata gjenden në aeroplanin që pritet të arrijë në Shkup në ora 00:10 pas masnate nga qyteti Koln i Gjermanisë dhe menjëherë do të dërgohen për 14 ditë karantinë të detyrueshëm shtetëror nëpër hotele në Maqedoni.

Ky është edhe një nga fluturimet që i organizon Qeveria për kthimin e qytetarëve, të cilët gjenden në shtete të tjera.

Për nesër janë paraparë dy fluturime përsëri: për Vienë dhe Basel, raporton TV21./21Media