Aeroplani me pasagjerë përplaset në një shtëpi
24 Nëntor 2019
Ende nuk dihet numri i viktimave
Ende nuk dihet numri i viktimave
Një aeroplan me rreth 17 pasagjerë në bord është përplasur në një shtëpi në qytetin Goma në Republikën Demokratike lindore të Kongos.
Guvernatori rajonal i Kivut të Veriut, Nzanzu Kasivita Carly tha se ka persona të vdekur, por nuk dha një numër, transmeton rtv21.tv.
Avioni u përplas në një shtëpi në lagjen Mapendo pasi “humbi” drejtimin e tij nga aeroporti ndërkombëtar i qytetit.
Aeroplani ishte në pronësi të transportuesit privat “Busy Bee”./21Media