Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë njoftuar se nga data 28 qershor 2020 lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.

ANP ka kërkuar që nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, t’i referoheni faqes zyrtare www.airportpristina.com. Ndërsa, për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, aeroporti kërkon të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore. E sa i përket dokumenteve të udhëtimit, duhet të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.

Në fund Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka kërkuar ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar për shkak të anulimeve të fluturimeve./21Media