Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sot realizoi fluturimin e parë, pas tre muajve ndërprerjeje.

Në lidhje me këtë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka bërë të ditur se se nuk ka ndalesa në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre

Kjo është bërë e ditur në një shkrim në Facebook nga ANP “Adem Jashari”.

“Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre. Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionojë me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, po ashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj)”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e ANP “Adem Jasharit”.

Përmes këtij njoftimit Aeroporti Ndërkombëtar ka bërë lutje tek të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm me nga një të afërm ”meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve”. /21Media