Aeroporti i Prishtinës përmes një njoftimi për media lidhur me fluturimet dhe anulimin e tyre, thotë se Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të fluturimeve, dhe si e tillë, pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve duhet të adresohen atje.

Gjithashtu njoftohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

‘’Ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota. Njëherit, falenderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje’’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. /21Media