"Dëshiroj që bendi të mbetet aktiv"

“Dëshiroj që bendi të mbetet aktiv”

Këngëtari i grupit Aerosmith, Stiven Tajler dhe kitaristi Xho Peri thanë se bendi do të vazhdojë të punojë edhe pse po afrohet datëlindja e tij e 50-të.

“Nga këndvështrimi im, mendoj se do të vazhdojmë. Dëshiroj që bendi të mbetet aktiv edhe viteve të ardhshme”, ka thënë Peri.

Ndërsa, Tajler theksoi se grupi do të vazhdojë të këndojë si deri më tash dhe tash ka nisur të pi edhe duhan në turne.