Afër 3 mijë persona vdiqën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë si rezultat i infektimit  me Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 2 mijë e 994 persona, shkruan rtv21.tv
Që nga marsi i vitit 2020, numri total i personave që kanë rezultuar pozitivë është 164 mijë 120. Kurse, në total janë shëruar 158 mijë 315 persona.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 427 raste të reja.
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 811 raste aktive./21Media

Back to top button